PDK zgjedh sot kryetarin e ri, kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit?

08:56 | 17 Nëntor 2025
PDK zgjedh sot kryetarin e ri, kush do ta drejtojë partinë pas Memli Krasniqit?

Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën e Përgjithshme, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, pasi kryetari i deritashëm, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.

Krasniqi kishte dhënë edhe emrin e tij të preferuar për pasues në PDK.

“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, tha ai.

E një ditë pas, nëpërmjet një shkrimi në “Facbook”, Bedri Hamza zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së. Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend. Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës. Me mirënjohje të thellë për themeluesit tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, të cilët uroj të jenë së shpejti mes nesh, unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja. Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash”, pati shkruar Hamza.

Por është Enver Hoxhaj ai i cili kërkoi që Konventa e paraprë të mbahet më 17 nëntor të shtyhet.

“Konventa e ardhshme nuk është një konventë ku unë garoj për karrigen e kryetarit. Unë po ftoj kryesinë e PDK-së që të ma japë të drejtën që të marr besimin e delegatëve, që të ketë një proces politik, që të ketë një javë më shumë. Çka ndryshon një javë më shumë: që të ketë debat politik, që të ketë prezantim të platformave”, deklaroi Hoxhaj.

Komento: