Peci del në ara në Pestovë të Vushtrrisë, i hip traktorit

14:33 | 23 Mars 2024
peci-del-ne-ara-ne-pestove-te-vushtrrise,-i-hip-traktorit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot bujkun Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë, ku thotë se fermerët e kësaj komune janë shpirti i saj.

Ai  përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Vushtrria është njëra nga Komunat më të zhvilluara bujqësore e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Duke qenë se është koha e mbjelljes së patates ua rikujtojmë se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën”, ka shkruar ndër të tjera ministri Peci.

Postimi i tij:

👨‍🌾Fermerët e Vushtrrisë janë shpirti i Vushtrrisë që i japin frymë ekonomisë së kësaj zone!

🥔Në Pestovë, bujku Sadik Abiti po mbillte sot 10 hektar me patate krahas 10 hektarëve me grurë që ka mbjellur gjatë vjeshtës.

🌱Vushtrria është njëra nga Komunat më të zhvilluara bujqësore e Republikës së Kosovës. Ajo veçohet me atë që njihet si rajonalizimi i produktit duke patur simbol pataten cilësore.

🌾Sipas tij, gjithçka në sektorin e bujqësisë është në vendin e duhur. Nëse më herët i është dashur një javë që vetëm të aplikojë, tani procesi i aplikimit i ka zgjatur vetëm 10 minuta pa asnjë kosto financiare falë masave të ndërmarra për thjeshtimin e kësaj procedure.

🥔Duke qenë se është koha e mbjelljes së patates ua rikujtojmë se vazhdon të jetë i hapur Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku një hektar i patates subvencionohet me 654€ duke përfshirë këtu plehërimin dhe naftën.

☀Për informata shtesë rreth mbjelljes së patates mund të kontaktoni këshilltarët komunal, ku në secilën komunë mund të lajmëroheni në Drejtorinë / Zyrën për Bujqësi, ose në zyrën qendrore të Shërbimit Këshillimor, në Departamentin e Shërbimeve Këshillimore dhe Teknike, në MBPZHR, në Rr. “Ukshin Hoti”, ndërtesa e ish-Ramiz Sadikut, Nr. 120 Kati III, Prishtinë, ose në tel. 383- (0)38 200 38 426.

Komento: