Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videomesazhi nga Istogu, ka njoftuar për vazhdimin e një “rekordi të ri në bujqësi”, duke theksuar se për herë të parë Kosova ka siguruar “bukën e motmotit” gjatë vitit të kaluar.
Ai theksoi se edhe këtë vit është shënuar një tjetër sukses, me një rritje prej 40% të sipërfaqeve të mbjella me grurë krahasuar me vitin 2024.
“E gjithë kjo është rezultat i përkrahjes institucionale, përkushtimit të Qeverisë, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, vendosjes së meritokracisë si dhe punës dhe vullnetit të madh të fermerëve tanë,” theksoi ministri Peci.
Postimi:
I lumtur që po vazhdojmë me rekord të ri në bujqësi!
Vitin e kaluar kemi shënuar një nga arritjet më të mëdha në historinë e bujqësisë, duke siguruar bukën e motmotit.
Këtë vit kemi rekord të ri:
40% është rritja e sipërfaqeve me grurë krahasuar me vitin 2024, apo mbi 21,500 hektarë më shumë.
Nga 53 mijë hektarë të mbjella në vitin 2024, këtë vit kemi arritur në plot 75 mijë hektarë.
E gjithë kjo falë përkrahjes institucionale, angazhimit të qeverisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit, instalimit të meritokracisë dhe punës e vullnetit të madh të fermerëve tanë.