Peci demanton lajmet për grurin: Do t’i mbulojë 65-70%

22:02 | 09 July 2022

Kosova rrezikon të ketë mungesë të grurit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka demantuar kryetarin e Federatës së Sindikatës të Bujqve, Tahir Tahiri, në një deklaratë që ky i fundit e dha sot.

Peci ka thënë se nevojat e kosovarëve për grurë pritet të plotësohen deri në 70 për qind.

“Kosova këtë vit i plotëson nevojat nga 65 deri në 70%”, tha ai.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikatës të Bujqve, ndryshe nga ministri Peci, deklaroi se Kosova përmbush vetëm 30 për qind të nevojave të grurit.

“Sipas informacioneve tona nuk ka më shumë 40 mijë hektarë të mbjellë, aty diku. Bazuar në rendimente shumë të ulëta, nuk do të kemi më shumë se për 30 përqind të nevojave të popullatës. Me këto sipërfaqe dhe rendiment nuk do të arrijmë më shumë 3 mijë kilogramë për hektarë, mesatarja”, është shprehur Tahiri.

Ai është ankuar në Ministrinë Bujqësisë sa i përket mos mbikëqyrjes së fushatës së korrje-shirjeve, duke shtuar se kanë ndodhur keqpërdorime.

Komento: