Peci e pranon se vëllau i punon në ETC: A ta internoj vëllaun, ta çoj në burg të Spaçit a Burrel?

23:38 | 25 March 2025
peci-e-pranon-se-vellau-i-punon-ne-etc:-a-ta-internoj-vellaun,-ta-coj-ne-burg-te-spacit-a-burrel?

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci gjatë një interviste në emisionin Context, e ka pranuar se vëllau i tij punon në qendren tregtare ETC.

Kjo temë u hap, pasi gazetari Leart Hoxha e pyet, lidhur me një postim në ‘Facebook’, të gazetarit Lavdim Hamidi, ku thuhet se importimi i lire dhe shitja e shtrenjtë e specave ka lidhje me vëllaun e Faton Pecit, i cili është menaxher në ETC.

“A ta internoj vëllaun, ta çoj në burg të Spaçit a Burrel?”, thotë Peci duke e pranuar këtë fakt.

Emisioni:

Komento:
loading