Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Bullgari, pjesëmarrëse edhe kompani nga Kosova

20:33 | 20 Shkurt 2024
peci-mori-pjese-ne-panairin-nderkombetar-bujqesor-ne-bullgari,-pjesemarrese-edhe-kompani-nga-kosova

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me ftesë të homologut të tij të Bullgarisë, Kiril Vatev, ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, i cili është mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë, ku krahas Vatevit, pjesëmarrës në këtë panair ishte edhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova.

Bëhet e ditur se në këtë panair me mbi 40,000 vizitorë, i cili është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet, po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova.

Me këtë rast, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, ka vlerësuar se panairet e tilla ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.

“Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare“, ka thënë ministri Peci.

Tutje bëhet e ditur se ndër tjerash ai ka theksuar se kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë./Front Online

Peci mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë, pjesëmarrës edhe kompani nga Kosova

Komento: