Peci: Promovimi i produkteve vendore është veprim patriotik

16:09 | 25 Maj 2024
peci:-promovimi-i-produkteve-vendore-eshte-veprim-patriotik

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka deklaruar se Promovimi i produkteve vendore ashte veprim patriotik.

Gjatë së shtunës, ministri Peci ka qenë në Rahovec, në takimin e organizuar në shënim të 25 Majit – Ditës së Verës.

“Si institucion, përkrahim sektorin e vreshtarisë dhe veretarise përmes granteve dhe subvencioneve, Nge viti 2021 deri në vitin 2024, 1,5 milion është vlera me të cilën janë subvencionuar verëtarët për litër vere të prodhuar, ndërsa 6.7 milionë euro është shifra me të cilën janë subvencionuar vreshtarët për hektarë te vreshtës për vitin 2021, 2022 dhe 2023. Ndërsa deri më tani me rreth 2.2 milionë euro, kemi përkrahur Komunën e Rahovecit me grante në bujqësi përgjatë qeverisjen sonë”, ka thënë Peci.

Gjatë vizitave që ka zhvilluar ministri Peci në disa verari, është falënderuar për mbështetjen që ua ka dhënë gjatë kësaj kohë prejse e drejton Ministrinë e Bujqësisë.

Komento: