Peci publikoi emrat e anëtarëve të partive që përfituan grante, Berisha: E kam fituar me meritokraci

22:38 | 18 November 2024
peci-publikoi-emrat-e-anetareve-te-partive-qe-perfituan-grante,-berisha:-e-kam-fituar-me-meritokraci


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sonte ka publikuar emrat e disa anëtarëve të partive si LDK, PDK, por edhe të partive tjera që përfituan grante nga kjo ministri.

Lidhur me këtë ka reaguar Labinot Berisha, Këshilltar në Asamblenë Komunale në Rahovecë, të cilit iu përmend emri si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-ës, i  granteve nga Ministria e Bujqësisë.

Berisha ka demantuar këtë lajm, duke thënë se nuk ka asnjë funksion publik politik.

“Sonte z.Faton Peci, Ministër me paska përmendur emrin si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-ës.Për hirë të opinionit, korrektësisë dhe ruajtjes së integritetit moral dhe familjar. Me vije keq qe duhet të demantoj lajmin për etiketimin me mandat politik, sepse unë nuk kam asnjë funksion publik politik. Dhe për me tepër mandat politik as nuk kisha nga momenti aplikimit, përfitimit dhe implementimit të grandit e deri më sot”, ka shkruar Berisha.

Tutje ai ka thënë se grantin e ka fituar me meritë.

“Për befasine me të madhe si në këtë rast, Ministri me njehe përseafermi sepse kemi punuar bashkarisht kohë më parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporti. Pavarsisht që jemi njohur me përgjegjësi deklaroj pa dashur t’i bëje ndonje favor z.Peci, asnjëherë të vetme nuk e kam takuar apo kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit (isha meritor sepse trashigoj pasuri gjë që ishte e pamundur të më refuzohej projekti në rrethana normale).” është shprehur tutje Berisha./Front Online/

Postimi:

Sqarim për opinionin publik, mediat dhe z.Peci.Ministër

Sonte z.Faton Peci, Ministër me paska përmendur emrin si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-ës.

Për hirë të opinionit, korrektësisë dhe ruajtjes së integritetit moral dhe familjar. Me vije keq qe duhet të demantoj lajmin për etiketimin me mandat politik, sepse unë nuk kam asnjë funksion publik politik.
Dhe për me tepër mandat politik as nuk kisha nga momenti aplikimit, përfitimit dhe implementimit të grandit e deri më sot.
Ftojë publikisht dhe vullnetarisht të gjitha mediat, institucionet, dhe çdo palë të ketë çasje në dokumentacionin e aplikimit dhe do të bindet që unë e kam fituar me meritokraci.
Për me tepër grandin e kam marr në mandat të z.Peci, Ministër dhe jo në periudhën e LDK-ës.
Sinqerisht u befasova nga postimi dhe mu duke i pakuptim pse duhet të jam pjesë e kësaj liste të publikuar për konsum politik nga z.Peci.
Për befasine me të madhe si në këtë rast, Ministri me njehe përseafermi sepse kemi punuar bashkarisht kohë më parë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporti.
Pavarsisht që jemi njohur me përgjegjësi deklaroj pa dashur t’i bëje ndonje favor z.Peci, asnjëherë të vetme nuk e kam takuar apo kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit (isha meritor sepse trashigoj pasuri gjë që ishte e pamundur të më refuzohej projekti në rrethana normale).
Ministrin Peci, e kam pasur në vizitë, gjatë procesit të kultivimit të produkteve bujqësore gjë që i jamë mirënjohës veq për kaq.

E kisha lutur Ministrin, dhe çdo kandidat garues politik të bëni kujdes me njerëzit kur etikoni, aq më tepër me ata që punojnë me ndjersë, sepse nuk I bo nder as vetës as subjektit as askujt.
Me krenari ju ftojë të vizitoni linkun e Green Earth Food – Dejnë, Rahovec dhe do të shihni se ky projekt a është dashur të mbështetet me të vërtet.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Komento: