Peci publikon dokumentin: Fahrije Hotit iu refuzua granti edhe gjatë Qeverisë Haradinaj

22:08 | 23 November 2024
peci-publikon-dokumentin:-fahrije-hotit-iu-refuzua-granti-edhe-gjate-qeverise-haradinaj

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ka thirrur konferencë për media për demantimin e ‘shpifjeve’ të tij.

Peci në Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.

Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.

Gjatë ditës së sotme, KB Krusha dhe zonja Fahrie Hoti kanë reaguar në lidhje me një postim të Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, i cili kishte deklaruar se kjo ministri kishte paditur Hotin në vitin 2017.

KB Krusha e ka quajtur shpifje këtë deklaratë. Në një reagim nga KB Krusha kanë thënë se deklaratat se Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh janë të pabaza dhe tendencioze.

Për këtë çështje KB Krusha njofton se ka thirrur konferencë për media për të hënën.

Komento: