Peci thotë që dikush dëshiron t’i përfitojë mbi 5 milionë euro në mënyrë të kundërligjshme

21:46 | 10 Korrik 2022

Emri i tij ka qenë më I lakuar në këto ditë.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë të dielën se “dikush po dëshiron të përfitojë 5 milionë euro”. Sipas tij, këtë po e tenton “duke i manipuluar faktet”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre.

“Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pavërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë”, ka shkruar ndër tjerash Peci.

Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do të bëjë reformim në subvencionet bujqësore, për të cilën fushë ka pasur edhe arrestime.

Komento: