Ish ambasadori Peci: Serbia e Rusia po synojnë destabilizimin e Ballkanit.
Ish ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se pas situatës në veri të vendit, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është përkëdhelës ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Tutje, ai thotë se ka një koordinim serbo-rus për destabilizim të Ballkanit, ndërsa tolerimi i politikës serbe, e cila sipas tij, më së paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes së perëndimit në fillim të viteve 90-ta.
“Dodiku dhe Rusia kundër emërimit dhe nuk e pranojnë Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, diplomatin gjerman Christian Schmidt”.
“Serbia dhe Rusia janë duke e destabilizuar Malin e Zi, dhe duke e shpjerë këtë vend buzë përplasjes civile”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai thotë se tolerimi i politikës së botës serbe, e cila sipas tij, më së paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes së perëndimit në fillimin e viteve të 90-ta me kriminelin Millosheviq.
Ndërsa, thotë se nëse vazhdohet kështu, kësaj politike do t’i dalë tymi së shpejti, e që thotë se kur del tymi, edhe zjarri nuk është larg.