
Kryetari i deritanishëm i Zveçanit, Ilir Peci ka folur për procedurat e transferimit të kompetencave tek drejtuesi i ri kësaj komune, Dragisha Miloviq.
Peci në një prononcim për media tha se diçka e tillë pritet të bëhet të hënën.
“Disa detaje jemi duke iu shpjeguar, jemi në procedura. Ende nuk kemi ardhur te pranim/dorëzimi, sipas të gjitha gjasave do të ndodhë të hënën rreth orës 10:00”, tha Peci.
Miloviq u betua sot si kryetar i ri i Zveçanit, gjersa premtoi bashkëpunim me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe lokale që veprojnë në Kosovë, përfshirë KFOR, EULEX, OSBE dhe MAPL.
Përpos tij, pushtetin në komunat në veri e morën Milan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, në Zubin Potok, Millosh Perovi, kurse Komunën e Leposaviqit e mori nën drejtim Zoran Tadiq.