Peci viziton fermerin Rexha, ai i shprehet ministrit se kjo ka qenë koha më e mirë për ta

09:50 | 20 Korrik 2024
peci-viziton-fermerin-rexha,-ai-i-shprehet-ministrit-se-kjo-ka-qene-koha-me-e-mire-per-ta

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka vizituar fermerin Besim Regja i cili ka të mbjellur 83 hektar me grurë.

Fermeri Rexha e njoftoj ministrin se këtë vit nga të mbjellurat presin që të këtë rreth 7 tonë rendimente.

Peci tha se ne kohën kur është bërë ministër në vitin 2021, kontakti me fermerët ka qenë i pa mundur, kjo pasi sipas tij, për borxhet e shumta qe ministria kishte ndaj tyre.

Ministri ka thënë se tani ndjehet mirë kur merr vlerësime e mirënjohje nga fermerët.

“Më kujtohet kur jam bërë ministër në vitin 2021 dhe kontakti me fermer ka qenë i vështirë për shkaka se ministria u kishte 40 milion euro borxhe. Për mu nuk ka më mirë se sa me pas vlerësimin edhe mirënjohjen e fermerëve”, ka thënë Peci.

E fermeri Rexha ka thënë se fermerët në këtë kohë kanë qenë të kënaqur.

“Rendimentin do ta mbërrij mbi 7 tonë këtë vit. Fermerët në këtë periudhë kanë qenë të kënaqur”, tha Rexha.

Komento: