Peci viziton villat në Stankaj të Rugovës: Prona e shtetit nuk asht bahçja e babës

20:13 | 22 Gusht 2023
peci-viziton-villat-ne-stankaj-te-rugoves:-prona-e-shtetit-nuk-asht-bahcja-e-babes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituat sot fshatin Stankaj në Rugovë, ku ka parë nga afër ndërtimin e 25 villave, të cilat sipas ministrit, janë në tokë shtetërore.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncim publik për njërin prej rasteve me abuzimet më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin e 25 vilave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë”, tha Peci.

Ministri thotë se instancat e drejtësisë akoma nuk kanë ndërmarrë asgjë lidhur me këtë, prandaj ka vendosur sot që të lirohen objektet nga pronat e ndërtuara në pronë shtetërore.

Komento: