Pedri, Garcia, Araujo dhe Inigo Martinez të gjithë njëzëri, akuzojnë gjyqtarin në ndeshjen ndaj Interit

16:20 | 08 Maj 2025

“Është vërtet e vështirë, veçanërisht duke ditur sa afër ishim. Ata nuk donin që ne të arrinim në finale sepse kishin frikë nga sezoni që po zhvillojmë”, shkroi Gavi në profilin e tij në Instagram.

“Nuk ka rëndësi sa vite kemi kaluar pa fituar Ligën e Kampionëve, edhe nëse e di që është e vështirë dhe do të doja ta fitonim çdo vit”.

“Jam i sigurt se do ta fitojmë nëse qëndrojmë të bashkuar. E di që do të vijë. Pavarësisht sa të frustruar jemi tani, ne prapë mund ta përfundojmë këtë sezon duke fituar tre trofe, diçka që askush nuk e priste para fillimit të sezonit”, përfundoi mesfushori.

Ndryshe, Interi do të takohet me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve në Allianz Arena në Mynih më 31 maj dhe do të jetë finalja e dytë e Ligës së Kampionëve për Nerazzurrët në tre vitet e fundit.

Nerazzurrët humbën ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës në Stamboll në vitin 2023.

Komento: