Peja barazon serinë finale, e fiton ndeshjen dramatike ndaj Trepçës

20:11 | 14 Maj 2023

Peja e fiton ndeshjen dramatike ndaj Trepçës, barazon serinë finale.

Peja ka shënuar fitore në ndeshjen e katërt finale ndaj Trepçës në finalen e play-offit në basketboll.

Pejanët mposhtën mitrovicasit me rezultat 87:83, duke e barazuar në 2:2 serinë e finaleve.

Ishte një ndeshje spektakolare, ku fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit.

Pejanët patën epërsi dyshifrore, por mitrovicasit arritën ta shkrinin, duke ia rrezikuar fitoren vendasve deri në fund.

Ndeshja e pestë dhe e fundit finale do të zhvillohet të enjtën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku edhe do të dihet kampioni i Kosovës në basketboll për këtë sezon.

Komento: