Klubi i Basketbollit, Peja, ka shënuar fitore ndaj Budivelnyk, me rezultat 81-71, në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën Ballkanike.
Pejanët e nisën mirë çerekun e parë duke e fituar me rezultat 26-16, derisa në atë të dytin ekipi nga Ukraina, u rikthye duke e fituar me rezultat 26-15.
Edhe në çerekun e tretë, ukrainasit ishin më të mirë duke fituar me rezultat 22-17, derisa në çerekun e fundit, pejanët u rikthyen fuqishëm duke fituar me rezultat 23-7, për rezultatin përfundimtar 81-71.
Në këtë ligë janë duke marr pjesë 7 ekipe, derisa nga Kosova është pjesëmarrës edhe Bashkimi.