Peja më e prekura, nga këto komuna janë 32 rastet e reja me koronavirus

22:46 | 26 Prill 2020

Ka shkuar në 763 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se sot janë testuar 297 mostra si të dyshimta për koronavirus, nga të cilat 32 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime.

Ndërkaq sot është shëruar edhe një pacient dhe një tjetër ka ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: