Peja vazhdon serinë e fitoreve, mposht edhe Bashkimin.
Peja po vazhdon me formën e lartë, teksa sonte regjistroi fitoren e shtatë radhazi në Superligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, skuadra e drejtuar nga Rami Hadar mposhti Bashkimin.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaçi” përfundoi me rezultatin 95:79.
Jalen Tate me 23 pikë dhe Arti Hajdari me 17 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.
Te prizrenasit u dallua Fisnik Rugova me 22 pikë.
Peja pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe tani prin në tabelë me një pikë më shumë se Sigal Prishtina, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak.
Bashkimi është i pesti me 37 pikë.
Peja në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit për sezonin e rregullt, do të luajë në udhëtim kundër Rahovecit, kurse Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin.