Peja në balotazh – Ja çfarë thotë sondazhi i fundit

19:56 | 12 Tetor 2025
Peja në balotazh – Ja çfarë thotë sondazhi i fundit

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus”, ka zbuluar rezultatet për komunën e Pejës, ku gara për kryetar pritet të shkojë në balotazh mes Gazmend Muhaxherit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Taulant Kelmendit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Sipas të dhënave të Exit Poll-it, Gazmend Muhaxheri udhëheq me 46.4 për qind të votave, ndërsa Taulant Kelmendi renditet i dyti me 27 për qind.

Në vendin e tretë është Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 20 për qind, ndërsa Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 6 për qind të votave.

Komento: