Peja shënon fitore kundër Bashkimit në Ligën Ballkanike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Peja shënon fitore kundër Bashkimit në Ligën Ballkanike

00:01 | 24 Nëntor 2022

Peja mposht Bashkimin në Ligën Ballkanike.

Peja ka shënuar fitore kundër Bashkimit në Ligën Ballkanike.

Pejanët fituan me rezultatin 76:72 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën sportive “Karagaçi”.

Treshja amerikane, Rodney Purvis me 22 pikë, Jalen Tate me 19 dhe Brad Waldow me 17 sosh, ishin më meritorët në fitoren e vendasve.

Kurse, te prizrenasit u dallua Curtis Jones me 27 pikë.

Peja tani ka dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara në Ligën Ballkanike.

Ndërkaq, për Bashkimin ishte kjo humbja e tretë radhazi.

Komento: