Pejë: 100 raste të pickimit nga rriqrat

00:00 | 02 July 2019

Pickimi nga rriqrat vazhdon të jetë shqetësim.

Vetëm në dy mujorin e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë paraqitur gjithsejtë 100 raste të pickimit nga rriqrat.

Këtë e thotë, shefi i Departamentit të Urgjencës në Spitalin e përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj.

Ai shtoi se të gjitha rastet e paraqitura janë trajtuar me sukses dhe asnjëri nga ato nuk ka qenë i komplikuar.

“Kemi pas një fluks prej rreth 100 pacientëve gjatë këtyre dy muajve. Të gjitha rastet janë trajtuar në mënyrë profesionale dhe janë hequr rriqrat dhe nuk ka pasur komplikacione tjera”, tha për RTV Dukagjinin, Besnik Ibraj.

Ibraj shtoi se shqetësuese është rritja e numrit te pacientëve.

Sipas tij, vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, trajtim emergjent kanë marrë mbi 15,000 pacientë.

“Trendi i sëmundjeve është në rritje. Mund të themi se kemi rreth 3 mijë pacientë në muaj dhe afërsisht në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi pasur rreth 15 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, shtoi më tej Besnik Ibraj.

Ibraj ka rekomanduar qytetarët që t’i shmangen qëndrimit në natyrë pa rroba të gjata, të qëndrojnë larg kafshëve të cilat janë bartës potencial të rriqrave.

Komento: