Pejë: Rinumërimi i votave drejt fundit, manipulime të mëdha votash brenda partive

22:56 | 28 Janar 2026
peje:-rinumerimi-i-votave-drejt-fundit,-manipulime-te-medha-votash-brenda-partive

Procesi i rinumërimit për komunën e Pejës po i afrohet fundit, duke nxjerrë në dritë një skemë të gjerë manipulimesh brenda listave partiake. Deri më tani, janë procesuar 133 nga 139 vendvotime, ku sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prijnë listën e përfituesve nga votat e parregullta.

Taulant Kelmendi i Vetëvendosjes rezulton me diferencën më të madhe, duke i figuruar 849 vota që s’i përkisnin. Pas tij radhiten bashkëpartiakët Skender Thaqi -390 vota, Gramos Agusholli me -361 dhe Diana Qarkaxhija me -192.

As partitë e tjera nuk kanë mbetur paprekur:

PDK: Xhavit Haliti prin me 434 vota të shtuara. AAK: Ali Berisha dhe Arbër Tolaj udhëheqin listën e zbritjeve me mbi 140 vota secili. LDK: Fatmir Asllani figuron me 102 vota të manipuluara.

Komento: