Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në dy lokacione, konsumatorët e fshatit Sfaraqak të Vushtrrisë nuk do kenë furnizim me ujë të pijes.
Sipas kompanisë rajonale ujësjellësi “Mitrovica”, ky problem do të vazhdojë deri nesër në orët e pasdites, kur pritet sanimi i gypit.