Pele zbulon se cili lojtar do të bëhet më i miri në botë

14:30 | 03 Prill 2019

Ai gjatë do të mbetet në historinë e futbollit.

Një nga lojtarët më të mirë në histori, braziliani, Pele ka pasur një takim me Kylian Mbappe në Paris.

Legjenda e Brazilit dhe Santosit i jep disa këshilla francezit. Në një intervistë për “Le Parisien”, ai u shpreh se ylli i PSG nuk është një mbret dhe ka akoma për t’u përmirësuar.

“Ai po kalon teste të njëpasnjëshme për t’u bërë mbret, por nuk është akoma i tillë”, deklaroi Pele. “Nëse do t’i jepja një këshillë, është që të kujdeset për trupin e tij. Ana fizike është thelbësore për një futbollist dhe ai e ka këtë. Nuk i mungon shumë”.

“Mendoj se duhet të jetë më shumë lider. Duhet të ketë më shumë impuls në lojë dhe të kërcejë më shumë. Kjo është ajo që bën ndryshimin me të tjerët, sepse unë për shembull kam pasur shumë vrull”. “Mendoj se nuk ka nevojë të largohet nga Franca për t’u bërë një nga më të mirët në histori”, përfundoi braziliani.

Komento: