Pelegrinët serbë nuk do të shkojnë në kishën ortodokse në Gjakovë

10:09 | 06 January 2019

Policia në Gjakovë thotë se pelegrinët serbë nuk do të shkojnë në kishën ortodokse, përderisa edhe protestuesit gjakovar kanë thënë se nuk do të lejojnë ardhjen e tyre.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës Ahmet Hasi, ka thënë për KTV-në se pelegrinët serbë nuk do të vijnë në kishën ortodokse në Gjakovë.

Ai ka thënë se prezenca e Policisë së Kosovës në afërsi të kishës ortodokse është për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Protesta e qytetarëve të Gjakovës për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë ende po vazhdon.

Protestuesit pohojnë se nuk do të lejojnë ardhjen e pelegrinëve, pasi thonë se në mesin e tyre ka edhe të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Komento: