Kënga “Qingji i vogël” e kënduar nga Pëllumb Hajdari është një hit dhe dëgjohet nga shumë fëmijë.
Tani, Pëllumbi është rritur dhe ka përfunduar shkollën e mesme.
Me këngët dhe videoklipet e tij interesante ai është bërë i njohur anë e mbanë trojeve shqiptare.
Është fjala për këngëtarin mjaft të pëlqyer nga publiku, Pëllumb Hajdarin, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë fëmijëve dhe jo vetëm.
Ai dikur ka kënduar këngën “Sherri i vogël”, me të cilën edhe shumë njerëz e identifikojnë, mirëpo, ai “Sherri i vogël” siç e quajnë tashmë është rritur.
Pëllumbi tashmë është 17 vjeçar dhe sapo ka përfunduar shkollën e mesme. Ai së fundmi kishte mbrëmjen e maturës, në të cilën është dukur për mrekulli, shkruan rtv21.
Kjo shihet në disa imazhe që Pëllumbi i ka publikuar për ndjekësit e tij të shumtë.
I veshur me kostum të zi dhe me syze, Pëllumbi duket se ka shkëlqyer në mbrëmjen e maturës. Projekti më i njohur i Pëllumbit është “Qingji”, i publikuar në vitin 2011, i cili deri tani ka 183 milionë e 370 mijë.