Pemë dhe perime me kimikate, Ministria e Tregtisë merr këtë vendim

20:51 | 10 May 2019

Ministria e Tregtisë lanson faqen për kontrollimin e produkteve të rrezikshme.

Nga ky moment kosovarët kanë një adresë ku mund të kontrollojnë produktet e rrezikshme në tregjet dhe dyqanet vendore.

Është Trupi Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut, ai që e përditëson këtë faqe me të dhënat e fundit për prodhimet që nuk duhet konsumuar apo shfrytëzuar, njofton Klan Kosova.

E gjithë kjo po bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e mbështetur financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian, përmes projektit për “Lëvizje të lirë të Mallrave”.

Me këtë veprim, Ministri Shala tha se po përmbushin edhe një pjesë të Marrëveshjes së stabilizim Asociimit me BE-në.

Komento: