Penalltia në minutën e fundit, flet Amir Rrahmani

23:07 | 15 Nëntor 2020

A ishte penalltia vendim i drejtë?

Amir Rrahmani beson se penalltia në minutat e fundit kundër Sllovenisë ishte vendim i padrejtë i gjyqtarit.

Këto komente ai ka bërë pas ndeshjes, ku Kosova u mposht me rezultat 2:1.

”Është një vendim që shkatërron ekipin tjetër, pasi ishte minuta e 94-të. Dora ishte e ngjitur dhe nuk e di pse u akordua penallti”.

”Besoj se ka qenë nje nga ndeshjet me taktike qe kemi luajtur ne Nations League. Nese vazhdojme keshtu besoj se jemi ne rrugen e duhur për ta fituar ndeshjet e fundit”, tha mbrojtësit i Napolit.

Komento: