Penalltia në ndeshjen Milan-Juventus, gjyqtari i njohur sqaron gjithçka – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Penalltia në ndeshjen Milan-Juventus, gjyqtari i njohur sqaron gjithçka

16:53 | 14 Shkurt 2020

Ish-gjyqtari i mirënjohur italian, Nicola Rizzoli, e ka cilësuar si të drejtë penalltinë në ndeshjen Milan-Juventus.

Ai i ka dhënë të drejtë vendimit të Paolo Valerit, për akordimin e penalltisë në të mirë të Juventusit në gjysmëfinalen kundër Milanit.

Juventus i shpëtoi humbjes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit, me një penallti të fituar në minutën e 90’, të cilën në gol e ktheu Cristiano Ronaldo.

Menjëherë pas ndeshjes, por edhe gjatë ditës së sotme, ka pasur shumë diskutime nëse vërtetë ka qenë penallti prekja me dorë e Davide Calabria.

Kundër vendimit të Valeros, është deklaruar edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

“Penalltia e dhënë për Juventusin për prekje me dorë, një vendim i saktë”, ka deklaruar Rizzoli.

Komento: