
Ka përfunduar edhe koha shtesë në ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë.
Pavarësisht dy pjesëve nga 15 minuta, rezultati mbeti i njëjtë 1 – 1.
Luke Shaë (2′) dhe Leonardo Bonucci (67′) shënuan gjatë kohës së rregullt, mirëpo asnjëra nga dy skuadrat nuk e gjeti golin në kohën shtesë.
Anglia ishte më e rrezikshme duke ndërtuar disa aksione të bukura, por u mungoi konkretizimi.
Nga ana tjetër, Italia provoi përmes kundëraksioneve më shumë, ngase lojtarët ishin të lodhur dhe nuk mundeshin të vraponin.
Tani, penalltitë do vendosin se kush do jetë kampioni i ri i Evropës.