Pendohet Cutrone, i kërkon falje Gattusos

20:37 | 20 Dhjetor 2018

Trajneri Gennaro Gattuso ka pranuar kërkim falje nga sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone.

Sulmuesi kishte reaguar me frustrim pasi u zëvendësua nga trajneri, gjatë barazimit pa gola në ndeshjen kundër Bologna.

Pas reagimit të tij aspak të hijshëm dhe aspak sportiv, lojtari ka kërkuar falje ndaj trajnerit të skuadrës.

“Ishte gjithçka shumë e shpejtë. E di se isha gabim, kështu që i shpjegova trajnerit që e keqkuptova” ka thënë Cutron për “Calciomercato”, transmeton lajmi.

“Veçse i kam kërkuar falje trajnerit dhe gjithë skuadrës. Isha i dëshpëruar dhe kishte një keqkuptim. E pranoj fajin për të gjitha, por të gjithë duan të japin kontributin për skuadrën” ka thënë tutje lojtari.

Cutrone ka qenë ndër më të mirët tek Milan , duke krijuar një partneritet të jashtëzakonshëm me Gonzalo Higuain.

Komento: