
Dy javë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ngjalli shumë komente tek ndjekësit.
Sipas tij nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.
Një deklaratë e tillë u shoqërua me kritika të forta nga publiku.
Disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që një burrë si Roberti t’i thoshte këto fjalë.
Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.
I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.
