Pengohen “Dardanët”, tifozët bullgarë bëjnë thirrje raciste kundër futbollsitëve kosovarë

18:52 | 08 Qershor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës po stërvitë në Sofje.

Kosova ka nisur nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta zhvillojnë atë me disa pengesa.

Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Supersport” raporton se në stërvitjen e Kosovës tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste jashtë stadiumit.

“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm pas kësaj ngjarje, ekipit të Supersport i është kërkuar që të largohen bashkë me Kombëtaren nën përcjelljen e autoritete vendase.

Kosova ka udhëtuar për në Bullgari menjëherë pas barazimit 1-1 me Malin e Zi.

Fatkeqësisht, në ndeshjen e së hënës, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli.

Futbollisti i Kombëtares u lënduar rëndë mbrëmë në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Komento: