Arda Turan i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti aktiv.
Ikona turke e futbollit, Arda Turan ka njoftuar për vendimin e tij që të pensionohet nga futbolli.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Atletico Madrid, si dhe ish-reprezentues i Turqisë, Turan, në moshën 35-vjeçare ndërpreu aktivitetin në futboll.
Lojtari ishte pa skuadër që kur kontrata e tij me Galatasaray skadoi në fund të sezonit të kaluar, përcjell lajmi.
“Ka qenë rrugëtim i shkëlqyer për mua, nënën time, babain, vëllain, gruan e fëmijët. Shpresoj që edhe për ju të tjerët”, ka thënë Turan.
“Ishte e vështirë, por e bukur”, shtoi mes tjerash turku.
Turan shkon si një nga lojtarët më të mirë që ka pasur Turqia ndonjëherë.