Pensionohet basketbollisti i njohur, pas 22 vitesh karrierë

17:03 | 25 Qershor 2020

Pas plot 22 vitesh karrierë, pensionohet basketbollisti i njohur amerikan.

Basketbollisti i njohur amerikan, Vince Carter i ka dhënë fund karrierës së tij.

Carter për 22 sezone ishte pjesë e NBA, ku u shqua për ngulitjet e tij.

Ai, përveç ngulitjeve dhe lojës së tij, do të mbahet mend si njëra nga figurat më ikonike të basketbollit amerikan.

Përkundër se nuk arriti të fitoj një titull në karrierën e tij, Carter vlerësohet lartë nga kritikët e basketbollit.

Së fundmi ai ishte pjesë e Atlanta Hawks.

Komento: