Pensionohet ish-lojtari i Liverpoolit, arsyeja është e dhimbshme

22:33 | 17 Mars 2023

Probleme me zemër, ish-lojtari i Liverpoolit zyrtarizon pensionimin nga futbolli.

Lucas Leiva, futbollisti i njohur brazilian, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Jo për zgjedhje të futbollistit, por për shkak se është i detyruar, meqë ka kaluar një problem kardiak.

Ka qenë vetë Leiva i cili në një konferencë për shtyp ka treguar i përlotur se ishte e pamundur për të që të vazhdonte të luante. Ai ishte jashtë fushave që në dhjetor, kur një test rutinë të Gremio, skuadra e tij e fundit, kishte nxjerrë në pah këtë problem shëndetësor.

“Dua të falënderoj Gremion për mbështetjen që më ka dhënë në këto tre muaj. Sot po lajmëroj tërheqjen time. Ishte një periudhë e vështirë dhe mendoj se është hera e parë që do të më shihni duke qarë. Po e mbyll aty ku dëshiroja ta mbyllja, por jo në mënyrën në të cilën do të dëshiroja të mbyllja gjithçka. Jam i sigurt që tani do të hapet një kapitull i ri. Shpresoja që situata të përmirësohej, por nuk ndodhi kështu”, tha ai para gazetarëve.

Lukas Leiva mori famë teksa luajti nga vitit 2007, deri në vitin 2017 te Liverpooli, ndërsa më pas për 2 vite te skuadra e Lazios.

Komento: