Diaby ka munguar plotë 250 ndeshje për Arsenal.
Një nga lojtarët më të talentuar që ka veshur fanellën e Arsenal ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.
Abou Diaby, i cili së fundmi është paraqitur me Arsenal në gusht të vitit 2016, ka njoftuar pensionimin e tij, transmeton lajmi.net.
Diaby ka munguar plotë 250 ndeshje për Arsenal, duke numëruar 1937 ditë si i dëmtuar. Ai ka pësuar 18 dëmtimë në karrierën e tij tek Arsenal.
“Ishte koha. Për disa vite me radhë e kisha të vështirë të kthehem. Vendosa të ndalem, sepse trupi nuk po më ndiqte. Është një kapitull i mbyllur. Një i ri do të hapet” ka thënë Abou Diaby, transmeton lajmni.net.
Nga 3435 ditë tek Arsenal, Diaby ishte 2156 ditë i lënduar. Në moshën 32 vjeçare ai po tërhiqet nga futbolli.
Abou Diaby mund të ishte një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij, por fati nuk e përcolli francezin.