
Edibe Krasniqi, nëna e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pensionuar sot në ditëlindjen e 65-të të saj.
“Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo – që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
“Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne. Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i PDK-së.