Pensionohet Sandro Wagner.
Ylli gjerman, Sandro Wagner, ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij.
Pak vite më parë, Wagner bënte bujë të madhe duke u transferuar te Bayern Munich, por ritmi ishte i rëndë për t’u ndjekur nga ai.
Kështu, Wagner ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga futbolli, duke u falënderuar për të gjitha mundësitë.
“I falënderohem futbollit që më ka bërë një jetë kaq të mrekullueshme. Isha i aftë të arrija të gjitha synimet dhe ëndrrat. Të vishja fanellën kombëtare më bëri veçanërisht krenar”, ka thënë Ëagner për ‘Bild’.
Ëagner e kaloi sezonin 2018/19 me Bayern Munich, pasi shkëlqente me Hoffenheim.
Së fundmi ai luajti me skuadrën kineze Tianjin TEDA.