
Është pensionuar nga politika, ish-këshilltari i Haradinajt, Eroll Belegu.
Belegu përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e politikës.
“Edhe një sfidë edhe një kaptinë e jetës time u mbyll! Ishte privilegj, përgjegjësi por edhe kënaqësi ti shërbej vendit tim!”, ka thënë ndër të tjera Belegu.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:
Edhe një sfidë edhe një kaptinë e jetës time u mbyll! Ishte privilegj, përgjegjësi por edhe kënaqësi ti shërbej vendit tim!
Falënderoj Kryeministrin Haradinaj për besimin e dhënë dhe përkrahjen gjatë këtyre viteve të punës së përbashkët! Më 6 tetor votuesit “më liruan nga përgjegjësia politike”.
Votat jo të mjaftueshme për mua më treguan që nuk e gezoj përkrahjen që besoja e kam merituar për të gjitha sukseset në jetë! Andaj, nga sot jeta ime do të përqëndrohet në fusha jashtë politikës!
Kryeministrit dhe Qeverisë së re i dëshiroj sukses në punët e mira për Kosovën tonë!
