Pensionohet Zlatan Ibrahimoviç?!

10:58 | 26 Mars 2020

Ky pritet të jetë sezoni i fundit për Zlatan Ibrahimovicin si futbollist.

Ibra duket se nuk do të rinovojë me Rosonerët dhe ka shumë mundësi të tërhiqet nga futbolli.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, suedezi mund të ndërmarrë një karrierë të re: atë të menaxherit. Dhe kush më mirë se Mino Raiola mund të bëjë rolin e mësuesit dhe kolegut?

Në këtë mënyrë Ibrahimovic mund të qëndrojë më tepër me familjen dhe të vazhdojë të jetë i lidhur me futbollin.

Komento: