Pep Guardiola- Juventus, vjen lajmi befasues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pep Guardiola- Juventus, vjen lajmi befasues

17:49 | 12 Qershor 2019

Pep Guardiola vazhdon ta dëshpërojë Juventusin.

Pep Guardiola ia ka bërë me dije Juventusit përsëri e përsëri se nuk do ta braktisë asnjëherë Manchester City për t’iu bashkuar atij.

Trajneri spanjoll i kampionit anglez i hodhi poshtë lajmet se do ta marrë një vjet pushim dhe e paralajmëroi Juventusin se nga City do të largohet vetëm nëse klubi e përzë, transmeton Gazeta Express.

Gazetat angleze “The Sun” dhe “The Mirror” pohuan të mërkurën se Guardiola do ta merrte një vjet pushim nëse Manchester City e fiton Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Pep këmbënguli se ajo që ka dalë në media për të është e pavërtetë.

“Nuk do ta marr një vjet pushim. Kjo ka dalë në media dhe ka bërë xhiro, ama nuk është e vërtetë”, tha Guardiola.

Ky lajm vjen pak pasi Eurosport raportoi se ish-trajneri i Barcelonës e kishte refuzuar një ofertë nga Juventusi për pagë vjetore prej 20 milionë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!