Guardiola me fjalë të mëdha për transferimin e ri të Cityt pas fitores ndaj West Ham.
Manchester City ka marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje në Ligën Premier.
Citizens triumfuan me përmbysje në udhëtim te West Ham United me rezultat 1-3, në një ndeshje spektakolare.
Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola ka thënë se ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, përkundër mungesave të mëdha që kishin në radhët e veta.
“Bëmë shumë ndryshime gjatë 90 minutëshit pasi West Ham është një skuadër që mbrohet me shumë lojtarë, jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi. Ishte një fitore e madhe duke llogaritur edhe dëmtimet që kemi”, tha Pep pas ndeshjes.
Pep ka lavdëruar transferimin e ri belgun Jeremy Dokun që realizoi golin e parë në këtë sfidë.
“Në ndeshjen e parë me skuadrën, Doku m’u duk pak i turpshëm. Me një lojtar të ri si ai duhet durim, nuk pres gjithçka nga Doku”.