“Pep Guardiola në Serie A, këto janë dy ekipet e mundshme”

13:40 | 27 Prill 2019

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë dhe futbollisti i shumë skuadrave të mëdha, Luca Toni ka thënë se Pep Guaridola do të jtë trajner në një nga ekipet e Serie A një ditë.

Pep Guardiola aktualisht trajner i Manchester Cityt, po kërkon titullin e dytë të Premierligës.

Trajneri që ka drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munich, një ditë do të vijë edhe në Itali.

Kështu që paku ka deklaruar Luca Toni.

“Do të vijë momenti që ai do të trajnojë në Itali,” ka deklaruar Toni për Tuttosport.

“Ai i ka shumë qejf sfidat dhe më ka thënë vetë që një ditë do të rikthehet në Serie A si trajner. Ku e shoh unë? Te Roma pasi ka luajtur me ta dhe mbetet i lidhur me klubin, ose tek Juventus, që është klubi më i mirë italian.

“Mendoj se është e vështirë që ai të shkojë tek Juve këtë verë, megjithëse në futboll mund të ndodhë gjithçka.”

Komento: