Pep Guardiola thotë se do tërhiqet nga posti i trajnerit të Cityt, kjo është arsyeja

12:56 | 22 January 2023

Guardiola thotë se do tërhiqet nga posti i trajnerit të Cityt, nëse nuk arrin t’i motivojë lojtarët.

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se do të largohej nga Manchester City nëse nuk arrin të motivojë lojtarët e tij, për të arritur në formën e tyre më të mirë.

Guardiola tha se skuadrës së tij – madje edhe tifozëve – i mungonte motivimi pas kaq shumë sukseseve, dhe ai tani është zotuar të largohet nga klubi nëse nuk mund ta kthejë situatën.

“E kuptoj si ndihen lojtarët e mi, por unë jam këtu për ta ndaluar këtë. Presidenti e di këtë. Unë dua të jem këtu, përndryshe nuk do të kisha nënshkruar një kontratë të re në fillim të këtij sezoni por nëse humbas ekipin, humbas diçka. Nuk mundem të qëndroj këtu. Klubi duhet të ecë përpara”, tha Guardiola.

City, kampion i Premier Ligës, në katër nga pesë sezonet e fundit, aktualisht është pesë pikë prapa liderit të ligës, Arsenalit, në vendin e dytë.

Komento: