Pepe fantastik, klubet e mëdha në ‘luftë’ për të

23:59 | 22 Prill 2019

Shumë klube pas Pepes

Paraqitjet e fantastike me Lillen në Francë, kanë bërë që për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe, të interesohen klubet e mëdha evropiane.

Mediat në Francë raportojnë se së fundmi, në garë për Pepen kanë hyrë edhe Barcelona e Liverpooli.

23-vjeçari, në këtë sezon ka realizuar 20 gola e 14 asistime në 36 ndeshje sa ka luajtur në të gjitha garat, paraqitje këto që kanë rënë në sy të gjigantëve evropian, transmeton koha.

Për Pepen, më herët janë interesuar edhe Bayerni, Chelsea, Interi dhe PSG-ja.

Kontrata me klubin francez, Pepes i skadon në vitin 2022.

Komento: