“Për 2 orë e gjysmë, Kosova është në bregdet”, rruga e re në Shqipëri drejt finalizimit, shkurton kohën e udhëtimit

09:16 | 14 December 2022

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.

Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.

“Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave”, tha ajo.

Komento: