Për 24 orë janë ngritur 42 aktakuza kundër 49 personave

14:32 | 21 Nëntor 2023
per-24-ore-jane-ngritur-42-aktakuza-kunder-49-personave

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzet (20) personave, vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datave te lartcekura, ka ndaluar dy (2) person dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra penale ë ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave.

Komento: