Masat anti-covid po vazhdojnë të jenë në fuqi.
Po vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID, të miratuara nga Qeveria Kurti.
Ora policore, orari i shkurtuar për gastronominë, maskat obligative, ndalimi i dasmave dhe ahengjeve, janë disa nga masat të cilat po vazhdojnë të jenë në fuqi në Kosovë.
Përgjatë kësaj kohe, vazhdon edhe angazhimi i policisë, për të parandaluar rrezikshmërinë e përhapjes së virusit, transmeton lajmi.net.
Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 631 gjoba, për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë nesër pritet të fillojë, mësimi i vitit të ri shkollor, me kapacitet deri në 20 nxënësa nëpër klasa.